shkurtohem
SHKURTOHEM vetv.
- 1. Bëhem më i shkurtër; vet. veta III i zvogëlohet gjatësia a lartësia, bëhet më i shkurtër; hyn në ujë (për rrokat); më rri më e shkurtër ngaqë jam zgjatur unë (për veshjet). Iu shkurtuan pantallonat (mëngët). Është shkurtuar hija e qiparisit (në mesditë). Është shkurtuar rruga për në Krujë.
- 2. vet. veta III. Zgjat më pak, zë më pak kohë; kund. zgjatet. Është shkurtuar, dita (nata). Janë shkurtuar afatet. Iu shkurtoftë jeta! mallk.
- 3. vet. veta III. Pakësohet ose zvogëlohet sasia a vëllimi i diçkaje, ulet. Shkurtohen shpenzimet. Shkurtohet buxheti. U shkurtuan organikat.
- 4. Pës. e SHKURTOJ.
- M'ë shkurtuan këmbët s'më mbajnë këmbët, më priten këmbët e nuk eci dot (nga pleqëria, nga sëmundja, nga frika etj.). Iu shkurtua (iu mblodh) litari (laku) shih te MBLIDHEM. Iu shkurtua drita e syve nuk sheh dot larg, iu dobësuan sytë (nga pleqëria).