SHOQËROJ kal.

  • 1. Shkoj me një njeri deri në një vend, e përcjell deri në vendin ku duhet të shkojë për t'i bërë shoqëri, për t'i treguar rrugën, për ta nderuar a për ta ndihmuar të kryejë punën e tij, për ta mbrojtur etj.; përcjell dikë a diçka për ta ruajtur. Po të shoqëroj! Shoqëroj nënën (motrën) deri në stacion. E shoqëroi deri te pragu i shtëpisë. Shoqëroj një ekspozitë. E shoqëronin disa xhandarë. Bombarduesit i shoqëronin katër gjuajtës.
  • 2. Ndjek, përcjell. E shoqëroj me sy.
  • 3. Bëj diçka në të njëjtën kohë me diçka tjetër a fill pas asaj; pasoj, ndjek pas; bëj të njëjtën gjë si një tjetër; vet. veta III ndodh në të njëjtën kohë me diçka tjetër a fill pas asaj. I shoqëron fjalët me gjeste. Shoqëroj farën me pleh. Shoqëroj mësimin me diapozitiva. Kryengritjen e shoqëroi një varg kryengritjesh të tjera. Shoqëroj fjalët me vepra. Kënga labe na shoqëroi gjatë gjithë rrugës. Shoqëroj me artileri. usht. mbështet këmbësorinë dhe tanket me zjarrin e artilerisë.
  • 4. bujq. Mbjell në po atë tokë një bimë bashkë me një tjetër për të marrë dy prodhime. Shoqëroj misrin me fasule. Kulturat që shoqërojnë ullirin hardhia dhe agrumet.
  • 5. muz. Këndoj ose luaj në një vegël muzikore në harmoni me dikë që këndon ose luan në një vegël tjetër të njëjtën këngë a pjesë. Shoqëroj me kitare. I shoqëroi në piano pianistja e re. Shoqëron kompleksi i vajzave (orkestra).