shoqërues
SHOQËRUES m.
- 1. Ai që shoqëron dikë për t'i treguar rrugën, për ta nderuar a për ta ndihmuar të kryejë punën e tij, për ta mbrojtur etj.; ai që përcjell dikë a diçka për ta ruajtur. Shoqërues i delegatëve të huaj (i turistëve). Shoqëruesit e kafshëve. Shoqëruesi i ngarkesës (i mallit). Shoqëruesit e robërve të luftës (e të burgosurve).
- 2. Punonjës në autobus e në tren, që kontrollon biletat e udhëtarëve dhe kujdeset për sigurimin e tyre, për të ruajtur rregullin etj.; konduktor.
- 3. muz. Ai që shoqëron me një vegël muzikore dikë që këndon ose që luan po atë pjesë në një vegël tjetër.
SHOQËRUES mb.
- 1. Që shkon së bashku me dikë tjetër në një vend, që përcjell dikë deri në vendin ku duhet të shkojë ai për t'i treguar rrugën, për ta nderuar a për ta ndihmuar të kryejë punën e tij, për ta mbrojtur etj.; që përcjell dikë a diçka për ta ruajtur. Mësuesi (mjeku) shoqërues. Anije shoqëruese. Aeroplanët shoqërues.
- 2. Që shkon bashkë me dikë a me diçka dhe përmban të dhëna plotësuese ose sqarimet e nevojshme. Letër shoqëruese. Dokumentet shoqëruese. Shënim shoqërues.
- 3. Që gjendet në natyrë bashkë me diçka tjetër, që bëhet a shfaqet në të njëjtën kohë me diçka tjetër ose fill pas asaj. Gazi shoqërues i naftës. Plehërim shoqërues. Sëmundje shoqëruese. Element shoqërues. Lëvizje shoqëruese.
- 4. bujq. Që rritet vetë në të njëjtin vend bashkë me një bimë tjetër ose që mbillet për të shoqëruar një bimë tjetër. Bimë (kulturë) shoqëruese.
- 5. psikol. Që ka të bëjë me vetinë e dukurive psikike për të tërhequr njëra-tjetrën, që bëhet në bazë të kësaj vetie. Lidhje shoqëruese. Psikologjia shoqëruese.