SHPËRBLIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHPËRBLEJ, SHPËRBLEHEM. Shpërblimi i punës. Shpërblimi sipas sasisë dhe cilësisë së punës. Shpërblimi me të holla. Shpërblimi me copë. Shpërblimi i së mirës me të mirë.
  • 2. Të hollat a prodhimet që i jepen dikujt për punën që ka kryer; të hollat a sendet që i jepen dikujt për arritje të larta në punë, për shpikje, vepra të shquara etj. ose për shërbime të veçanta që ka kryer. Shpërblim ditor. Shpërblim i merituar. Sistemi i shpërblimeve. Caktoj një shpërblim. Mori shpërblimin. I dhanë një shpërblim.
  • 3. Shuma që i jepet dikujt për një pronë që shoqërizohet a që është dëmtuar; zhdëmtim. Shpërblime lufte. Shpërblimi i dëmit. U shtetëzuan pa shpërblim. Ia dhanë kooperativës pa shpërblim.
  • 4. Vlerësim a nderim që i bëhet dikujt ose titull nderi që i jepet për një vepër të mirë që ka kryer; një e mirë që i bëhet dikujt për një shërbim që ka kryer. Shpërblim moral. Nuk ka shpërblim më të madh për mua se...
  • 5. shih SHPAGIM,~I 3.