shpërndaj
SHPËRNDAJ kal.
- 1. I jap secilit pjesën që i takon nga një e tërë a nga një grumbull sendesh, ndaj (edhe fig.). Shpërndan shtypin (posten). Partizanët ua shpërndanë drithin fshatarëve. U shpërndanë armë vullnetarëve. Shpërndau medaljet (flamurët). E shpërndau përgjegjësinë.
- 2. U jap a u dërgoj diçka shumë njerëzve. Delegacioni shpërndau një deklaratë. Ministria ka shpërndarë një qarkore. Lexoje, shpërndaje dhe mos ia dorëzo armikut!
- 3. Përhap në drejtime të ndryshme, përhap andej-këtej, përndaj; i vendos duke i shtrirë në një hapësirë të gjerë (për forcat njerëzore, mjetet etj.); nuk e mbaj të përqendruar (edhe fig.). Era i shpërndau retë. Shpërndan dritë (rreze, valë). I shpërndau forcat. E shpërndau vëmendjen.
- 4. I bëj që të përhapen andej-këtej duke i ndjekur, i ndjek në drejtime të ndryshme; lejoj të shkojnë a të përhapen andej-këtej, të mos rrinë të grumbulluar. Policia fashiste shpërndau demonstruesit (popullin, turmën). Shpërndaji nxënësit Shpërndaje togën!
- 5. Ndërpres para kohe veprimtarinë e një organi të zgjedhur, derisa të rizgjidhet me një përbërje të re; i jap fund qenies së një organizmi a të një njësie ushtarake si diçka e njësishme, e organizuar. Këshilli popullor më i lartë mund të shpërndajë këshillin popullor më të ulët. Presidenti shpërndau parlamentin (senatin). Shpërndau ushtrinë e rregullt (çetën, batalionin).
- 6. I vendos a i ndaj nëpër vende të ndryshme, ndaj; i vendos njerëzit nëpër detyra të ndryshme sipas kriteresh të caktuara. Partizanët i shpërndanë nëpër baza. I shpërndanë drejt kuadrot.
- 7. fig. Largoj (për diçka jo të mirë, të padëshirueshme). Shpërndaj dyshimet.
- 8. Shtrij në kohë. E shpërndaj një lëndë mësimore në dy vjet.