shpërndarës
SHPËRNDARËS m.
- 1. Ai që shpërndan letrat ose shtypin, letërshpërndarës ose gazetashpërndarës; ai që merret me shpërndarjen e diçkaje. Shpërndarësit e shtypit (e postës). Shpërndarësi i ftesave (i lajmërimeve).
- 2. tek. Emër mekanizmash a aparatesh të ndryshme, që shërbejnë për të shpërndarë diçka (lëndë të ndryshme si benzinë, avull, gaz etj. ose rrymën elektrike).
SHPËRNDARËS mb. tek.
- Që është bërë a që shërben për të shpërndarë diçka. Kabinë (kuti) shpërndarëse e rrymës. Rrjeti shpërndarës. Pajisja shpërndarëse e një mekanizmi. Makinë shpërndarëse.