SHPËRNDARJE f.

  • 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve SHPËRNDAJ, SHPËRNDAHEM. Shpërndarje e drejtë (e barabartë, e pabarabartë). Shpërndarja e postës (e shtypit, e librit). Shpërndarja e dëftesave (e diplomave, e medaljeve). Shpërndarja e trakteve. Shpërndarja gjeografike e industrisë. Shpërndarja e parlamentit.
  • 2. ek. Ndarja e prodhimeve ndërmjet anëtarëve të një shoqërie (e përcaktuar nga marrëdhëniet në prodhim). Shpërndarja e të ardhurave kombëtare. Parimi socialist i shpërndarjes sipas punës.
  • 3. ek. Furnizimi i planifikuar i tregut me mallra të ndryshme, për të cilat kanë nevojë punonjësit. Shpërndarja e mallrave. Plan i shpërndarjes. Në fushën (në lëmin, në sferën) e shpërndarjes.
  • 4. fiz. Zbërthimi i një rrezeje drite të bardhë në rreze me ngjyra të ndryshme, duke kaluar nëpër një prizëm qelqi. Shpërndarja e dritës.