shpëtimtar
SHPËTIMTAR mb.
- 1. Që ka për qëllim të shpëtojë ose që të shpëton nga një rrezik, nga një e keqe e madhe a nga një gjë e padëshirueshme, që sjell shpëtim. Bar shpëtimtar. Dora shpëtimtare. Porosi shpëtimtare. Veprim (vendim, mendim) shpëtimtar.
- 2. si em. ~, ~I m. ~Ë, ~ËT. Ai që shpëton dikë a diçka nga një rrezik a nga një e keqe e madhe. Iu hodh në qafë shpëtimtarit të saj. Shpëtimtar i gjendjes ai që gjen një rrugëdalje në një gjendje të vështirë; ai që përballon një gjendje të vështirë. Shpëtimtarët e atdheut.
- 3. fet.~, ~I m. Ai që, sipas dogmave besimeve fetare, gjoja shpëton shpirtrat e njerëzve, shëlbues.