shpaguaj
SHPAGUAJ kal.
- 1. vjet. Zhdëmtoj; paguaj vlerën e diçkaje që kam dëmtuar a prishur. Shpagoi dëmin.
- 2. fig. Kryej një veprim a një punë si përgjigje të një veprimi a të një pune që ka bërë dikush, ia shpërblej, ia kthej, ia laj; marr hakun. E ka shpaguar veten. Ua shpaguan gjakun shokëve të vrarë. Ia shpagoi mirë. Rrofsha e ta shpagofsha!