SHPELLË f.

  • 1. Zgavër e madhe natyrore brenda një mali a një shkëmbi. Shpellë e madhe (e thellë, e errët). Hyrja e shpellës. Njeriu i shpellave. Rronin nëpër shpella. U futën në një shpellë. Fshiheshin shpellave. E ka gojën sa një shpellë.
  • 2. Gur i madh, shkëmb. E zuri një shpellë nën vete. Hipi mbi një shpellë.
  • 3. përd. mb. bised. Shumë i fortë e i lartë (për zërin); fig. i fortë, shkëmb. E ka zërin shpellë. E ka kokën shpellë.
  • Është shpellë e madhe është ngatërrestar i madh. Iu bë zemra shpellë u hidhërua shumë, u pikëllua nga një fatkeqësi shumë e madhe.