shpie
SHPIE kal.
- 1. Marr dikë me vete dhe e përcjell deri në një vend ose deri te dikush, çoj; e nis dikë që të shkojë diku për një qëllim të caktuar a për të ndenjur atje për njëfarë kohe, dërgoj; kund. sjell; bie. I shpuri fëmijët në fshat. E shpien djalin në kopsht.
I shpuri nxënësit në muze. I shpuri lopët në kullotë. E shpuri larg.
- 2. Mbart një send deri në një vend ose deri te dikush për ta lënë atje; lëviz diçka deri në një cak; drejtoj një mjet transporti deri në një pikë; nis me një mjet ose me një mënyrë tjetër deri në një vend ose deri te dikush, çoj, dërgoj, kund. sjell; bie. I shpuri drutë. I shpuri kafenë. I shpuri një letër (një telegram). Shpjeri të hajë! Ia shpuri të zotit. E shpuri dorën te flokët (në ballë, në brez). E shpuri karrocën (makinën) mu te dera. E shpuri lundrën në breg. E shpuri me kamion (me qerre, me kalë). Ku do ta kenë shpënë? Ia shpuri në shtëpi. Shpjer gojën te buka e jo bukën te goja! fj. u. përpiqu, luaj këmbë e duar që të sigurosh atë që të duhet.
- 3. Ia bëj të njohur dikujt, e vë në dijeni për diçka, e njoftoj nga larg. U shpuri një lajm të mirë. U shpinin masave zërin e Partisë.
- 4. vet. veta III. Lë të kalojë nëpër të në një drejtim të caktuar, çon. Kanali e shpie ujin deri në fushë. Qypi e shpie lëngun në enë. Teli e shpie rrymën te llamba.
- 5. vet. veta III. Të drejton në një vend të caktuar, të çon, të nxjerr. Ku të shpie kjo rrugë? Shtegu të shpinte në një luginë.
- 6. fig. Udhëheq në një drejtim; ndihmoj që të zhvillohet, të përparojë, të ecë, çoj. Na shpie drejt fitores. Shpiem përpara revolucionin (prodhimin).
- 7. edhe fig. Bëj që të arrijë në një përfundim të mirë ose të keq, e çoj në një gjendje të caktuar; vet. veta III ka si rrjedhim a si pasojë; çon. I shpuri në përfundime të drejta. E shpuri në buzë të greminës. Në ç'gjendje e paskan shpënë! Ja ku të shpie mendjemadhësia (kokëfortësia, pakujdesia)!
- 8. E ngre a e ul deri në një cak ose deri në një shkallë; zmadhoj a zvogëloj deri në një numër; e bëj të arrijë një madhësi a një tregues të caktuar; çoj. E shpuri në fund (në majë, në kulm). E shpuri në zero. E shpure lart, ule ca! E shpuri në njëqind numrin e pikëve.
- 9. fig. Drejtoj, përqendroj, çoj, hedh. Shpie sytë (vështrimin). E shpie mendjen diku a te dikush.
- 10. vet. veta III. Më bën të shkoj diku, më detyron të vete, më çon. Nuk më shpie puna. E shpuri nevoja (halli,e keqja).
- 11. Shkoj kohën; kaloj jetën, jetoj në një mënyrë të caktuar, rroj; kam këto ose ato përfundime në një punë a në një veprimtari, vete, shkoj; çoj. Si ia shpini këtej? Si ia shpie me shëndet? Si ia shpini me perime? Si ia shpini me dimrin? Ia shpunë me këngë e me valle gjer ndaj të gdhirë. Ia shpie mirë (keq).
- 12. bised. E vijoj a e zgjat diçka për njëfarë kohe, merrem me diçka deri në njëfarë kohe. E shpuri gjatë e zgjati shumë. Mos e shpjer më tej! Gjer me sa ke ndër mend ta shpiesh sot?
- E shpunë (e çuan) dardhë shih te DARDH/Ë,~A. Hedh (shpie) dëm diçka shih te HEDH. E shpuri (e çoi) fjalën për dikë a për diçka e zuri në gojë dikë a diçka, foli, e hodhi fjalën për dikë a për diçka. Nuk e shpie (s'e çon) më gjatë shih te GJATË. Ku të shpie (të çon)mushka! shih te MUSHK/Ë,~A. E shpie (e çoj) në vend (një fjalë, një urdhër, një porosi etj.) shih te VEND,~I. Shkonte nga (ku) e shpinin këmbët shih te KËMB/Ë,~A. Ia shpuri gojën te veshi shih te GOJ/Ë,~A. Shpie (bëj, vë) buzën në gaz qesh pak, buzëqesh. Shpie (çon) ujë në mullirin e dikujt shih tek UJ/Ë,~I. Shpie buzën vesh më vesh shih te VESH,~I. Të shpie (të hedh, të çon) degë më degë shih te DEG/Ë,~A. Të shpie (të çon) në njëqind (në dyzet) çezma (në krua, në shtatë kroje) e s'të jep ujë shih te KRUA, KROI.