SHPIFJE f.

  • Fjalë të rreme, trillime, gjëra të paqena që thuhen me qëllim për të përlyer nderin a emrin e mirë të dikujt, për t'i ngarkuar një faj që nuk e ka bërë, për të njollosur diçka ose për synime të tjera të pandershme; përhapja e fjalëve a e trillimeve të tilla. Shpifje të poshtra (të ulëta, të ndyra, të shëmtuara, trashanike). Fushatë shpifjesh. Kanë bërë shpifje. Merrej me shpifje e thashetheme. Nuk ua vë veshin shpifjeve. Shpifja dënohet me ligj.