SHPJEGOJ kal.

  • 1. E bëj diçka më të lehtë për t'u kuptuar, e bëj më të qartë, e sqaroj; jap me fjalë të tjera kuptimin e diçkaje, tregoj se ç'do të thotë a si duhet kuptuar. Shpjegoj një rregull. I shpjegoj dikujt një ushtrim. Shpjegoj fjalët e vështira. Ua shpjegoj me durim.
  • 2. Gjej shkakun, arsyen a shpjegimin e diçkaje. Nuk di si ta shpjegoj këtë. Shpjegoj një dukuri. Filozofët e kanë shpjeguar botën në mënyra të ndryshme.
  • 3. Shtjelloj, bëj të njohur me fjalë përmbajtjen e një mësimi, tregoj me hollësi diçka. Shpjegoj mësimin (lëndën e re). Ia shpjegoi punën fill e për pe. Shpjegon qartë (bukur, ngadalë).