SHPRISHUR mb.

  • 1. Që është shkrifur e është bërë gati për t'u tjerrë (për leshin). Lesh i shprishur.
  • 2. Që u është prishur e krehura, që janë ngatërruar (për flokët), i shpupurishur. Me flokë të shprishur.
  • 3. I përhapur andej-këtej. Gjaku i shprishur i Arbrit. Janë të shprishur nëpër shumë katunde.
  • 4. I shformuar, i shtrembëruar, i prishur. Me fytyrë të shprishur.