SHPUAR f.

  • 1. Vend i shpuar, vrimë; plagë e vogël, e shkaktuar nga sende që kanë majë të mprehtë. E shpuar gjilpëre (bajonete). Kishte dy të shpuara.
  • 2. Ajo që ndiejmë kur shpohemi me diçka; sëmbim që të shpon si gjilpërë. Ndiente ca të shpuara të forta.

SHPUAR mb.

  • Që është bërë me vrimë a me vrima. Gjym (legen, kazan) i shpuar. Enë të shpuara.
  • Daulle e shpuar keq. njeri llafazan e i padurueshëm, që flet shumë e s'bën asgjë. Gjym i shpuar diçka e pavlefshme, e dalë jashtë përdorimit. Legen i shpuar mospërf. llafazan i madh; ai që s'mban dot asnjë të fshehtë. Teneqe e shpuar mospërf.
  • a) njeri që i lëshon fjalët pa menduar; ai që flet mbarë e prapë; njeri që flet shumë, llafazan;
  • b) njeri që s'di të mbajë gjë të fshehtë e që zbulon gjithçka duke folur. Thes (harar) i shpuar (i grisur)
  • a) ai që s'ka asgjë, njeri i varfër;
  • b) njeri që nuk kursen, dorëlëshuar; ai që s'ngopet sado që t'i japësh e që i shpenzon shpejt të gjitha;
  • c) njeri që s'mban gjë të fshehtë, ai që i tregon të gjitha. I doli fundi i shpuar shih te FUND,~I. Është shoshë e shpuar mospërf. nuk vlen për asgjë, s'është i aftë për ndonjë punë të dobishme. E ka dorën të shpuar shpenzon shumë, s'e mban a s'e kursen fare paranë, është dorëshpuar. E ka xhepin (kuletën) të shpuar nuk ka para, s'i gjen kurrë të holla me vete; nuk i mbeten të holla në xhep, i prish të gjitha. Kërkon diçka në gur të shpuar kërkon shumë, kërkon të dijë gjithçka me hollësi.

SHPUAR ndajf.

  • Huq, pa sukses. Doli shpuar (një punë).