SHQITEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Ndahet vetiu diçka që ka qenë e ngjitur me diçka tjetër; shkëputet a hiqet diçka e ngjitur, çngjitet; bised. shqepet; kund. ngjitet. U shqit pulla (zarfi). Iu shqit sholla këpucës. U shqit kapaku. Nuk shqitet mishi nga kocka.
  • 2. edhe fig. Ndahem prej dikujt, nuk e ndjek më nga pas, nuk i qepem më; heq dorë nga dikush a nga diçka; largohem; shkëputem me forcë prej dikujt; e lë të qetë, nuk e mërzit a nuk e bezdis, nuk e mundoj më; kund. ngjitem. Nuk shqitej nga nëna. Mezi iu shqit nga duart. Iu vu nga pas e s'i shqitej. Mos iu shqit librit (mësimit, shkollës, punës)! S'i shqitej kolla. Nuk na u shqit ajo gjellë. Nuk i shqitej ai mendim.
  • 3. fig. bised. Lodhem, këputem; bëhem copë. U shqit së ecuri.