SHTËNË f.

  • Shkrehja e një arme zjarri, zbrazje arme; fluturimi i plumbit a i predhës nga gryka e një arme zjarri nën shtytjen e forcës së gazeve; zhurma që shoqëron shkrehjen e një arme; fluturimi i shigjetës nga harku; e qëlluar. Të shtëna të shpejta (të rralla). Të shtëna armësh (mitralozi, mortaje). Tetë të shtëna me top (me kobure). Një të shtënë pushke ( shigjete) larg. Dëgjoheshin ca të shtëna. E vrau më një të shtënë. Të zhdukim shenjën me të shtënën e parë.
  • Me një të shtënë (me një gur) vret dy zogj shih të GUR,~I.

SHTËNË I mb.

  • Që i pëlqen dikush a diçka, që e do a që e ka qejf shumë, i dhënë (me një emër të paraprirë nga parafjala «pas» ). I shtënë pas punës. I shtënë pas gjahut (pas muzikës, pas sportit, pas matematikës). I shtënë pas parave pas (rakisë) Është shumë i shtënë pas fëmijëve (pas së shoqes).

SHTËNË II mb.

  • I shtirë. Gëzim i shtënë. Mirësjellje e shtënë.

SHTËNË III mb.

  • Shtiak. Kec i shtënë.