SHTANG m.

  • 1. Maja e shigjetës a e heshtës. Shtangu i shigjetës.
  • 2. vjet. Çmimi i prerë i një malli që nxirrej në treg. I vuri shtangun okës së misrit.

SHTANG jokal.

  • Mbetem në vend si i ngrirë nga habia e madhe, nga frika etj., ngrij; kal. e bëj dikë të shtanget. Shtangu në vend. Shtangu nga habia (nga frika). Shtangu një copë herë. Zëri i t'et e shtangu në vend.

SHTANG ndajf.

  • Si i ngrirë, si i ngurosur (nga habia, nga frika etj.). Mbeti shtang. Na la shtang.