SHTEG m.

  • 1. Vend i ngushtë i hapur në një gardh, në një ledh a në një mur, nëpër të cilin mund të kalohet në anën tjetër. Shteg i ngushtë. Hap një shteg. Gjeti një shteg dhe doli. Kaloi nëpër shteg. Mbyll (zë) shtegun.
  • 2. Udhë e ngushtë këmbësore në mal a në pyll për njerëzit e për kafshët; udhë e ngushtë, e vështirë dhe zakonisht jo shumë e rrahur ose e panjohur, nëpër të cilën depërtojmë ose arrijmë diku; vend i ngushtë në rrugët e kalimit të kafshëve të egra, i përshtatshëm për të zënë pritë. Shteg i ngushtë. Shtigje malore. Shteg i parrahur. Nëpër shtigjet partizane. Shteg kalimi. Shtigjeve të luftës. Shteg pa krye. I doli (i erdhi) gjahu në shteg. Ruaj shtegun. E priti në shteg. I njeh të gjitha shtigjet. I zunë shtigjet nga mund të kalonte armiku.
  • 3. fig. Rrugë e vështirë dhe zakonisht e panjohur për të arritur një qëllim; mënyrë e stërholluar për të dalë nga një gjendje e vështirë a e padëshirueshme ose për të zgjidhur një çështje të ngatërruar; rrugëdalje. I vetmi shteg. Pa shteg pa rrugëdalje. Shtegu i shpëtimit. Çajmë shtigje të reja. Ecim nëpër shtigje të panjohura. E gjeti në shteg. E nxori (e qiti) në shteg e ndihmoi për të gjetur rrugën e daljes a të zgjidhjes.
  • 4. fig. Pikë e dobët ku mund të goditet më me lehtësi kundërshtari; vend a rast i volitshëm që e kërkojmë dhe e gjejmë vetë a na del përpara; shtrungë. Ia gjeti shtegun. I erdhi (i doli, i ra) në shteg. E zuri (e kapi) në shteg.
  • 5. Vija e drejtë që formohet kur i krehim flokët duke i ndarë në mes a në anë, shtegth; pjesa e ballit midis vetullave. Shtegu i flokëve. Shtegu i ballit. Vija e shtegut.
  • 6. krahin. Udhë, udhëtim, rrugë. Bëj shteg bëj rrugë. Një shteg shkonte ai, një shteg i vëllai. Kush ka shteg, s'ka mot të lig. fj. u. kush ka rrugë për të bërë, nuk pyet për mot të keq; ai që synon të arrijë pa tjetër një qëllim, nuk do t'ia dijë për vështirësitë.
  • 7. krahin. Herë, radhë; vakt. Shtegu i mbramë hera e fundit. Atë shteg shkoi ai në mulli. Hante një pulë në shteg. Atij shtegu e lanë me aq. Kur vjen shtegu.
  • Shteg më shteg rrugë e pa rrugë. I bëri shteg dikujt i hapi rrugën a portën dikujt, nuk e pengoi. Ma pruri (fjalën) në shteg më dha rast vetë që t'ia them. Ia di (mirë) shtegun (shtigjet) ia di anën, e di si ka nisur, si është zhvilluar e si mund të bëhet a të zgjidhet (për një punë a një çështje). Çaj shtigjet (rrugën, udhën) shih te ÇAJ. Hap shteg (shtegun) për diçka shih te HAP. I hap shtegun dikujt shih te HAP. Lë shteg për diçka (i lë shteg diçkaje) shih te LË. I mbyll shtegun (derën, portën, rrugën) dikujt a diçkaje shih te MBYLL. I pres shtegun (rragën, udhën) diçkaje shih te PRES I. I doli (i erdhi) lepuri në shteg i shkoi mirë puna, i eci mbarë diçka, i erdhi fati përpara. I qeshi shtegu i ballit i shkëlqeu fytyra nga gëzimi. Qe gardh e u bë shteg shih te GARDH, ~I. Për çdo shteg (për çdo derë) ka një lesë shih te LES/Ë,~A 1. Thur livadhin e lë shtegun hapur shih te THUR.