shtirë
SHTIRË f.
- Lakmi e madhe; babëzi.
SHTIRË I mb.
- Që bëhet sa për sy e faqe për të mashtruar të tjerët, për të përfituar diçka etj., jo i sinqertë, shtinjak. Përzemërsi e shtirë. Gëzim i shtirë. Buzëqeshje (keqardhje) e shtirë.
SHTIRË II mb.
- 1. Dështak, shtiak. Kec i shtirë.
- 2. Që ka dështuar, që ka shtirë. Dele (dhi) e shtirë.
- 3. fig. I dobët nga trupi, ligaç, ngordhalaq. Është si i shtirë.