shtrenjtë
SHTRENJTË mb.
- 1. Që shitet ose blihet me shumë para; që ka çmim të lartë, i kushtueshëm; që kërkon shumë shpenzime; i çmuar, me vlerë të madhe; që shet sende me çmime të larta; kund. i lirë. Mallra (veshje, këpucë) të shtrenjta. Stof i shtrenjtë. Unazë e shtrenjtë. Dyqan i shtrenjtë. Jetesa ishte e shtrenjtë. E ruaj si gjënë më të shtrenjtë. Gjëja e shtrenjtë zë më lirë. fj. u.
- 2. Shumë i dashur; që e duam dhe që e nderojmë shumë. O nëna të shtrenjta! Miq të shtrenjtë. Fëmijët e mi të shtrenjtë. Njeriu më i shtrenjtë. Emër i shtrenjtë. Kujtim i shtrenjtë.
- 3. bised. Koprrac, dorështrënguar. Njeri i shtrenjtë.
- 4. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit. E shtrenjta ime!
- I lirë në miell, i shtrenjtë në krunde shih te KRUNDE,~T.
SHTRENJTË ndajf.
- 1. Me çmim të lartë; me shumë para; kund. lirë. Kushton (bën) shtrenjtë. I ra shtrenjtë. E shiti (e bleu) shtrenjtë. Nuk është shtrenjtë. Gjëja e lirë zë shtrenjtë. fj. u.
- 2. fig. Me humbje a me flijime të mëdha; duke pësuar një dëm të madh. I doli më shtrenjtë. Fitorja i kushtoi shtrenjtë. E pagoi shtrenjtë.
- E shiti lëkurën shtrenjtë shih te SHES.