SHTRIRË f. kryes.

  • Dëshira që ndien njeriu për t'u shtriqur, zakonisht kur i fillojnë ethet. Më vijnë të shtrira.

SHTRIRË mb.

  • 1. Që është i nderë mbi diçka; që është rrafsh me sipërfaqen. I shtrirë në shtrat (pranë zjarrit). I shtrirë në shpinë (përmbys, barkas). Nuk e lënë grurin të shtrirë në arë.
  • 2. I hapur, i nderë për së gjati e për së gjeri mbi diçka. Hap i shtrirë. E ka kërcellin të shtrirë. I ka rrënjët të shtrira.
  • 3. bised. I nderë, i përfushtë. Tepsi e shtrirë.

SHTRIRË ndajf.

  • 1. Duke qenë i nderë mbi diçka, rrafsh me sipërfaqen, jo me këmbë. Rri (lexoj) shtrirë. E vë shtrirë diçka. Shtrirë në shpinë.
  • 2. Duke e hapur, duke e nderë për së gjati e për së gjeri; kund. mbledhur. I mbante këmbët shtrirë.