SHTUF I m.

  • 1. Gur i lehtë, i thërrmueshëm e me shumë pore, i formuar nga lidhja e çimentimi i grimcave të hirit dhe të pluhurit vullkanik, që përdoret në ndërtim etj. Gur shtufi. Pllakë shtufi. Damar shtufi.
  • 2. Shkëmb ranor i butë e i thërrmueshëm, që përdoret në ndërtim në vend të rërës. Shtuf gëlqeror (ranor).
  • 3. Përd. mb. sipas kuptimeve të mbiemrit. Gur shtuf. Tokë (kodër, vend) shtuf.

SHTUF II m. anat.

  • Ashti i krahut nga bërryli deri te supi; sup. Shtufi i krahut. Puna do shtufe e shpatulla.