SHTYHEM vetv.

  • 1. Shtyj dikë dhe ai me shtyn mua, shtyjmë njëri-tjetrin; lëviz e hap rrugë me vështirësi duke u përplasur me njërin e me tjetrin (kur ndodhem në mes të një turme a diku ku ka shumë njerëz). Po shtyhen qetë. Po shtyheshin për të hyrë (për të dalë). Mos u shtyni!
  • 2. Lëviz nga vendi e shkoj pak më tej; hap vend. Shtyhu pak! Shtyhu më tutje!
  • 3. edhe fig. Arrij deri diku duke shkuar në një drejtim të caktuar; shkoj më tej duke ndjekur një rrugë a një drejtim të caktuar, hyj, futem me thellë. U shtynë deri në Drin. Ishin shtyrë thellë në pyll. Nuk u shty më gjatë (më tutje) nuk vijoi më tej, nuk shkoi më thellë. Është shtyrë thellë në atë punë. Është shtyrë në moshë është plakur. Ishte shtyrë në pije kishte filluar të pinte mjaft, ishte bërë pijanec.
  • 4. vet. veta III. Shkon, kalon në një farë mënyre a me vështirësi. Ditët mezi shtyheshin.
  • 5. Pës. e SHTYJ. U shty mbledhja (dasma, loja).