SHUMËLLOJSHËM mb.

  • 1. Që shfaqet në shumë trajta të ndryshme, që paraqitet në gjendje a në pamje të shumta e të ndryshme; që përbëhet prej shumë njësish a elementesh të ngjashme, i shumëllojtë, i larmishëm. Veprimtari e shumëllojshme. Lidhje të shumëllojshme. Natyra (bota) është e shumëllojshme. Materia dhe lëvizja janë të shumëllojshme.
  • 2. Që përbëhet nga lloje të ndryshme, që shfaqet në lloje të ndryshme. Bimë (lule) të shumëllojshme. Shpendë të shumëllojshëm. Lojëra të shumëllojshme. Prodhime të shumëllojshme. Nevoja të shumëllojshme.