SHUMËZOJ kal.

  • 1. Riprodhoj me mjete teknike diçka të shkruar, shumëfishoj një tekst. Shumëzoj një shpallje (një thirrje). Shumëzoj me makinë shkrimi (në shtypshkronjë).
  • 2. Rrit, shtoj, shumoj. Shumëzojnë radhët.
  • 3. Rrit a shtoj shumëfish. Na shumëzon forcat. Shumëzojmë përpjekjet.
  • 4. mat. Bëj veprimin e shumëzimit. Shumëzoj dy numra. Shumëzoj shtatën me tetë.