SHURDHOJ kal.

  • 1. E bëj dikë që të mos dëgjojë fare përgjithmonë ose për një farë kohe, e bëj të humbasë tërësisht a pjesërisht aftësinë e të dëgjuarit, e bëj dikë t'i mpihen veshët e të mos dëgjojë qartë me një zhurmë të fortë a me të bërtitura të forta. E shurdhuan bombat. Mos thirr, se më shurdhove!
  • 2. fig. keq. E lodh dikë me zhurmë a me të folur, i çaj veshët. Më shurdhoi gjithë ditën. Më shurdhoi telefoni. Na shurdhuan veshët me ankime të kota.
  • I shurdhoi (i nxori, i qiti) veshët e mërziti me biseda të gjata e për të njëjtën gjë, e lodhi e e mërziti duke përsëritur a duke kërkuar të njëjtën gjë. Një sy verboje, një vesh shurdhoje shih te SY,~RI.