shyt
SHYT mb.
- 1. Që nuk ka brirë. Dash (cjap, ka) shyt. Dhi (lopë) shytë.
- 2. Që i është thyer gryka, veshi ose lëfyti (për enët prej balte). Shtambë (enë) shytë. Mbeti katruvja shytë.
- 3. Që nuk është me majë, që vjen si rrumbullak, që nuk e ka majën të mprehtë. Qylaf shyt. Gjethe shytë. bot. gjethe me majë të rrumbullakët. Kazmë shytë kazmë pa kep.
- 4. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Mjel shytën. Polli shyta.
- I ha shyta e i nxjerr me brirë beson lehtë gënjeshtrat dhe ua thotë edhe të tjerëve të shtuara e të zbukuruara. Shkoi shyta të kërkojë brirët, la edhe veshët fj. u. iron. shkoi për të fituar diçka, po humbi edhe atë që kishte pasur; vajti për t'i kërkuar llogari dikujt, po i kërkuan llogari atij vetë dhe e vunë përpara.
SHYT ndajf.
- 1. Rrafsh, pa të dala a pa majë. E la (e preu) shyt. E qethi kokën shyt. Mbeti shyt.
- 2. Në mes, përgjysmë; zhyt. Mbeti puna shyt. E gjeti punën shyt.
- 3. fig. Thes, shakull. Ra shyt për dhe. E la shyt përtokë.
- Ja shyt, ja fyt të dalë ku të dalë, të bëhet si të bëhet. Doli shyt s'fitoi gjë.