SIDOKUDO ndajf.

  • 1. Pa kujdes, sa për të shkuar radhën, pa cilësinë e duhur, shkel e shko, dosido. Nuk prodhojmë sidokudo. Nuk punojmë sidokudo.
  • 2. si fj. ndërm. Sido që ta jetë, sido që ta marrësh. Sidokudo, një më të madhi nuk i flitet ashtu. Sidokudo, jemi shokë dhe duhet të bashkëpunojmë.
  • 3. përd. mb. Që nuk është i cilësisë së mirë ose nuk ka ndonjë vlerë, fare i zakonshëm, i rëndomtë, çfarëdoshëm. Punë sidokudo. Nuk është njeri sidokudo.