sifilitik
SIFILITIK mb. mjek.
- 1. Që ka të bëjë me sifilizin, i sifilizit; që vjen nga sifilizi. Plagë sifilitike. Zhdukja e vatrave sifilitike.
- 2. Që është i sëmurë nga sifilizi, që ka sifiliz. Të sëmurët sifilitikë.
- 3. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit. Shërimi i plotë i sifilitikëve.