sifon
SIFON m.
- 1. Gyp i lakuar me dy krahë, me gjatësi të ndryshme, që shërben për të kaluar një lëng nga një enë e vendosur më lart në një enë të vendosur më poshtë ose për të kaluar ujë a një lëng tjetër nga një vend më i lartë në një më të ulët, aty ku nuk bëhet dot kanal. Sifon mbi lumë. Parimi i sifonit. Gjatësia e sifonit. Ndërtuan një sifon.
- 2. Gyp i lakuar në trajtën e shkronjës S, që vendoset shtrirë aty ku shkarkohen ujërat e zeza ose të papastra për të ndaluar daljen e erës së keqe me anë të ujit që mbetet në lakesën e poshtme të gypit. Sifoni i banjës. Tapa e sifonit. I vuri sifon.
- 3. bised. Gaz karbonik që futet në ujë a në pije freskuese dhe që del në trajtë flluskash kur hapet shishja; ujë me gaz karbonik, të futur me presion. Ujë me sifon. Pi një sifon.