siguresë
SIGURESË f. tek.
- 1. Pjesë e një arme ose e një mekanizmi, që shërben për të mos lejuar që të veprojë padashur e të sjellë ndonjë pasojë të rrezikshme. Siguresa e pushkës ( e mitralozit). I vuri (ia hoqi) siguresën. E ka në siguresë.
- 2. elektr. Pajisje e posaçme, e përbërë nga një fill i hollë me rezistencë të caktuar, e cila e ndërpret rrymën elektrike kur vjen tepër e fuqishme ose kur bëhet një qark i shkurtër. Fisheku i siguresës. Teli i siguresës. Heq (vë) siguresat. U dogjën siguresat.