sigurisht
SIGURISHT ndajf.
- 1. Në mënyrë të sigurt, me bindje të plotë, pa dyshim; patjetër. Sigurisht që e di. Sigurisht që e ka marrë vesh.
- 2. si fj. ndërm. Pa dyshim, kuptohet vetvetiu. Ju, sigurisht, jeni marrë vesh me të.
- 3. si pj. Përdoret për të bërë një pohim pa lënë asnjë dyshim; po, patjetër. Do ta bëjë? Sigurisht.