sigurohem
SIGUROHEM vetv.
- 1. Marr masa mbrojtëse për t'u ruajtur nga rreziqet dhe të papriturat. Sigurohemi kundër çdo të papriture. U siguruan nga çdo rrezik.
- 2. Fitoj bindje të plotë për diçka; bindem plotësisht, pasi shqyrtoj a kontrolloj gjendjen e dikujt a të diçkaje. U siguruan se nuk kishte të meta (gabime). U sigurua se nuk kishte më rrezik. U sigurua që nuk kishte harruar gjë.
- 3. Plotësoj nevojat për diçka; kam a pajisem me diçka. Jemi siguruar me lëndë të para. U sigurua me ushqime e veshmbathje.
- 4. Paguaj shumën e nevojshme për sigurimin e jetës.
- 5. Pës. e SIGUROJ. U sigurua buka në vend.