SILUETË f.

  • 1. Hija e errët e diçkaje që del mbi një fushë të bardhë a të ndritur; vijat anësore të diçkaje që duket nga larg jo shumë qartë. Silueta e anijes. Siluetat e rojave. Silueta e një godine të madhe.
  • 2. Vizatim i bërë vetëm me një ngjyrë, që paraqet vijat anësore të dikujt a të diçkaje. Silueta e një vajze. Vizatoi një siluetë.