SIMBOLIK mb.

  • 1. Që ka të bëjë me simbolin; që shënon diçka me anë të simbolit; që shprehet me anë të simboleve, që përdor simbolet. Shenja simbolike. Kuptim simbolik. Shprehje (figura) simbolike. Vjershë simbolike.
  • 2. Që vlen si simbol i diçkaje, që përfaqëson diçka në mënyrë të figurshme; që nuk ka ndonjë vlerë më vete, por ka atë që përfaqëson. Dhurata simbolike. Buka simbolike e mikpritjes. Në mënyrë simbolike.