sini
SINI f.
- 1. Enë e nderë prej bakri si tepsi e cekët me anë pak të ngritura, që përdoret për të pjekur lakrorë, byrekë etj.; enë e tillë që përdorej për të shtruar bukën e gjellën, si sofër. Mish i pjekur në sini. E shtroi byrekun në sini. Uleshin rreth e qark sinisë. Vallja e sinisë valle që luhet brenda sinisë, kur gëzimi e hareja arrijnë kulmin në një dasmë etj. dhe valltari do të tregojë shkathtësinë e vet të jashtëzakonshme.
- 2. Tabaka, zakonisht prej bakri. Solli filxhanët në sini.
- 3. kryes. etnogr. Rrobat që i dërgonte dhëndri nuses si dhuratë para dasmës.
- E kishte sininë gjithnjë plot e kishte gjithnjë sofrën shtruar për njerëzit e shtëpisë e për mysafirë, e kishte sofrën plot. T'u gëzoftë sinia! ur. e paç gjithnjë sofrën plot e me të gjitha të mirat.