SINJALIZOJ kal. dhe jokal.

  • 1. Lajmëroj ose njoftoj diçka me anë të sinjaleve. Sinjalizoi me flamurë (me drita).
  • 2. I njoftoj për diçka, që nuk vete në rregull; i bëj të ditur dikujt diçka (zakonisht jo të mirë) që ka ndodhur, me qëllim që të marrë masat e nevojshme, e paralajmëroj a e lajmëroj dikë, ia vë në dukje. Sinjalizoi për të metat (për vonesat). Sinjalizoi organet kompetente. Më sinjalizuan se ...