SINKRONI f. spec.

  • 1. Ndodhja në të njëjtën kohë e dy a më shumë dukurive; njëkohësi.
  • 2. tek. Përputhja në një kohë e veprimeve, e punës a e lëvizjeve të aparateve e të pjesëve të pajisjeve të ndryshme; rregullimi në një kohë. Sinkronia e lëvizjeve të mekanizmave. Rregulluesi i sinkronisë së televizorit.
  • 3. gjuh. Gjendja e një gjuhe, e shikuar si një sistem në një fazë të caktuar historike të zhvillimit të saj. Sinkronia dhe diakronia.