SINOPTIK mb.

  • 1. libr. I ndërtuar a i paraqitur në mënyrë të atillë, që jep mundësi të rroken me një vështrim anët dhe aspektet e ndryshme të një dukurie a të një gjëje. Tabelë sinoptike.
  • 2. meteor. Që ka të bëjë me gjendjen e motit dhe me parashikimin e tij, meteorologjik. Kushtet sinoptike. Hartë sinoptike hartë ku hidhen të dhënat e vrojtimeve për motin, të cilat ndihmojnë për parashikimin e kohës.