sinqertë
SINQERTË mb.
- 1. Që i shpreh ndjenjat e mendimet e veta ashtu siç i ka, që nuk shtiret e nuk e fsheh atë që ka, i çiltër, zemërhapur; kund. hipokrit. Mik (shok) i sinqertë. Njeri i sinqertë. U tregua i sinqertë.
- 2. Që shpreh diçka të vërtetë dhe ashtu siç është, që nuk bëhet a thuhet me prapamendim a me dredhi, që bëhet a thuhet me gjithë shpirt, jo i shtirë; kund. i rremë, i gënjeshtërt. Fjalë të sinqerta. Përkrahje e sinqertë. Urime të sinqerta. Lot të sinqertë. Gëzim i sinqertë.