sipërfaqe
SIPËRFAQE f.
- 1. Ana e jashtme e një trupi, që e kufizon atë si diçka me vete. Sipërfaqe e rrafshët (e lëmuar, e ashpër). Sipërfaqja e tryezës. Sipërfaqja e rrugës. Sipërfaqja e Tokës. Sipërfaqja e lëkurës.
- 2. Vija e sipërme e një mase uji. Sipërfaqja e detit (e liqenit). Anijet e sipërfaqes. Doli mbi sipërfaqe. Zhytet nën sipërfaqe.
- 3. fig. Ana e jashtme, e dukshme e gjërave, që nuk zbulon thelbin e tyre. I shikon gjërat në sipërfaqe.
- 4. Shtrirja e diçkaje në hapësirë; hapësira brenda kufijve të një vendi, që matet me njësi katrore; hapësirë toke e zënë me diçka ose e caktuar për të bërë diçka mbi të, që matet zakonisht me metra katrorë, truall. Sipërfaqe bujqësore. Sipërfaqe të mbjella. Sipërfaqe nën ujë. Sipërfaqe e zënë me perime.
- 5. Hapësirë për të banuar ose për një punë tjetër brenda një ndërtese. Sipërfaqe banimi. Ka sipërfaqe të mjaftueshme.
- 6. mat. Pjesë e një rrafshi të drejtë a të përkulur, e kufizuar në çdo anë nga një vijë e thyer ose e lakuar dhe që shprehet me njësi katrore si shumëzim i gjatësisë e i gjerësisë; syprinë. Sipërfaqja e katrorit (e trekëndëshit). Ka një sipërfaqe prej njëqind metrash katrorë.
- Del në sipërfaqe bëhet e dukshme, del në shesh.