SIPËRFAQSHËM mb.

  • 1. Që nuk hyn në thelbin e gjërave; që niset nga ana e jashtme e gjërave, që bëhet në mënyrë të cekët e të përciptë, i përciptë; kund. i thellë; i thelluar. Kulturë e sipërfaqshme. Kontroll i sipërfaqshëm. Njohuri të sipërfaqshme. Përshtypje (ndjenja) të sipërfaqshme. Studim (përshkrim) i sipërfaqshëm. Trajtim i sipërfaqshëm i problemit. Në mënyrë të sipërfaqshme.
  • 2. Që paraqitet ndryshe nga ç'është në të vërtetë nga brenda, që paraqitet i tillë vetëm në dukje, jo i vërtetë. Qetësi e sipërfaqshme.
  • 3. Që gjendet në pjesën e sipërme të diçkaje, sipërfaqësor. Muskul i sipërfaqshëm.