sipëror
SIPËROR mb. gjuh.
- 1. Shkalla sipërore: trajtë e mbiemrave cilësorë, që tregon shkallën më të lartë të tiparit të një sendi jashtë çdo krahasimi (sipërore absolute) ose në krahasim me të gjitha sendet e tjera të të njëjtit lloj (sipërore relative); trajtë e disa ndajfoljeve, që tregon shkallën më të lartë të një procesi (p.sh. shumë i mirë; lojtari më i mirë i skuadrës; shumë bukur etj.).
- 2. si em ~E, ~JA f. Shkalla sipërore.