SIRENË I f.

  • Pajisje që lëshon tinguj të mprehtë e të vazhdueshëm dhe që përdoret si mjet për të dhënë alarmin, për të paralajmëruar ose për të njoftuar diçka. Sirena e lokomotivës (e trenit). Sirenat e fabrikave. Zëri i sirenave. Fishkëllima (oshtima) e sirenës. Ra (buçiti) sirena. I bie sirenës.

SIRENË II f.

  • 1. mit. Figurë mitologjike që përfytyrohej nga grekët e lashtë si qenie me pjesën e sipërme të trupit si grua ose si zog e me bisht si peshk, e cila rrinte mbi shkëmbinjtë e detit dhe me këngën e saj joshte anijetarët aq sa i bënte të mbyteshin. Kënga e sirenave.
  • 2. fig. Grua e bukur dhe shumë tërheqëse.