sirian
SIRIAN m.
- Banor vendës i Sirisë ose ai që e ka prejardhjen nga Siria.
SIRIAN mb.
- Që lidhet me Sirinë ose me sirianët, që është karakteristik për Sirinë ose për sirianët, i Sirisë ose i sirianëve, që është krijuar nga sirianët. Kufiri sirian. Populli sirian. Gjuha siriane. Këngë siriane.