sistemoj
SISTEMOJ kal.
- 1. Vë në rregull diçka; vë çdo gjë në vendin e vet. Sistemoi librat (dokumentet). Sistemoi veglat në vendin e punës. Sistemoi shtëpinë.
- 2. I bëj punimet e rregullimet e nevojshme diçkaje për ta sjellë në gjendjen e duhur. E sistemuan rrugën.
- 3. I përmbledh, i lidh dhe i vë në një sistem, sistematizoj (dijet, të dhënat etj.). Sistemon dijet (njohuritë).
- 4. E rregulloj dikë në një punë, në një shtëpi, etj. sipas nevojës e kërkesave. E sistemuan në punë. I sistemuan të gjithë në lagjen e re. Sistemuan të porsaardhurit.