sit
SIT kal.
- 1. Kaloj diçka përmes sitës për të hequr pjesën e panevojshme e papastërtitë ose për të ndarë kokrrizat më të imëta nga më të trashat. Sit miellin për t'i hequr krundet. Sit rërën (zhavorrin).
- 2. fig. Zgjedh qeniet, sendet, idetë, mendimet, pikëpamjet etj. që janë më të përshtatshme a të dobishme për diçka; shoshit.
- Shosh e sit e mos gatuaj shih te SHOSH.