SITË f.

  • 1. Përdorëse e përbërë nga një pëlhurë e hollë mëndafshi ose një rrjetë e dendur teli, e mbërthyer në një rreth druri dhe që shërben për të pastruar miellin nga krundet a për të ndarë ëndën. Site mëndafshi (teli). Sitë e imët (e dendur, e rrallë). Majë site miell i situr mirë. E kalojnë miellin në sitë. E hodhi në site. Tundte sitën.
  • 2. tek. Rrjetë ose fletë metali me vrima të imëta, që shërben për të ndarë diçka në një pajisje a mekanizëm; rrjetë teli përmes së cilës kalohet rëra, llaçi etj. për t'i pastruar. Sitat e makinës shirëse. Sita e llaçit. Sita e aparatit të kafesë. I hoqi (i ndërroi) sitën. Pastruan sitat.
  • E kaloi në sitë diçka e shqyrtoi diçka me imtësi ose pa lënë të kalojnë gjëra të dëmshme a të rrezikshme. Shosha shosh, sita sit fj. u. shih te SHOSH/Ë,~A. E vunë në sitë e në shoshë dikë e vunë në lojë, e tallën, e përqeshën.