skërmit
SKËRMIT kal.
- 1. Kruaj a gërvisht koren ose cipën e sipërme të diçkaje me një send të mprehtë a me majë. Skërmit token me shkop. Skërmit dyshemenë me majën e këpucës. Skërmit me thua një njollë.
- 2. Shkëput diçka çika-çika me thonj a me sqep; brej me dhëmbë. Skërmitnin ushqimin me thonj e me sqep. E kishte skërmitur miu bukën. Sa e ka skërmitur byrekun.
- 3. Zbuloj dhe i kërcëlloj (për dhëmbët). Skërmiti dhëmbët qeni.
- I skërmiti (i kërciti) dhëmbët dikujt iu kërcënua ashpër, i foli me kërcënim.